“Skuadër pa shpirt luftarak”, këto ishin fjalët e para të Xhenaro Gatuzos në përfundim të sfidës ndaj Parmës, ku skuadra e tij u ndal në një barazim 1 – 1.
Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje para fundit, Milani ka pësuar një rënie të dukshme në lojë, por për trajnerin e “djallit”, kjo nuk është një çështje fizike.
“Pash shumë pak shpirt luftarak. Në pjesën e parë vuajtëm. Ishim me fat që gjetëm të parët avantazhin, më pas u treguam shumë naiv. Prisja shumë më shumë nga pjesa e parë”.
“Kishim qasjen e gabuar. Kur luan futboll do të ndodhin dhe ditë si këto. Duhet t’i japim merita dhe Parmës që na vuri në shumë vështirësi.
CHAMPIONS DREJT DËSHTIMIT ? – “Po filloj të shqetësohem, por nuk është nevoja për të qenë i dëshpëruar
“Nuk është një problem fizik. Pashë në fushë një skuadër bosh. U dukëm të befasuar. Nuk po flasim për një tragjedi, do të analizojmë se çfarë shkoi keq”.