Gatuzo në pikëpyetje? Leonardo qartëson gjithçka

Milani e pësoi në fund kundër Atalantës. Barazimi 2-2 në shtëpi djeg, ndërkohë që edhe trajneri Xhenaro Gatuzo është shprehur i zhgënjyer për faktin se skuadra e tij nuk arrin të luajë njëlloj për 90 minuta. Në Itali ka edhe nga ata që mendojnë se ish-mesfushori rrezikon.

Gjithsesi është Leonardo ai që sqaron gjithçka: “Duhet të kthehemi të jemi ajo skuadra që dominon, që di të vuajë në fushë dhe t’i mbyllë ndeshjet. Projekti ynë është afatgjatë dhe pjesë e tij është edhe trajneri”.

Por duhen rezultatet pozitive, ndryshe edhe ky sezon do të zgjaste vitet e mbushura me dështim te kuqezinjtë. “Nuk mund të lejojmë që të presim dhe na duhet të japim një sinjal në ndeshjet e ardhshme”, është shprehur braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online