Gatuzo: Milani ngrihet kur ka vështirësi, nuk po vuajmë vetëm ne

Milani do të udhëtojë nesër drejt Torinos për t’u ndeshur me Juventusin vendas. Ndeshje shumë e vështirë, por Xhenaro Gatuzo tenton të karikojë djemtë e tij.

Trajneri i Milanit analizon momentin e vështirë, tenton të mbajë moralin lart dhe beson te paraqitja e mirë dhe marrja e pikëve kundër bardhezinjve. Gatuzo ndalet dhe te gjendja e të dëmtuarve, ndërsa komenton rivalitetin e madh për një vend në Champions.

JUVENTUSI – “Duhet të kuptojmë pse nuk fitojmë pas derbit. Ky është problemi im kryesor tani. Ndeshja kundër Juventusit mund të na japë një shtytje në aspektin mental. Kemi nevojë të bëjmë një paraqitje të mirë me Juventusin dhe të bëjmë një kapërcim. Kemi ende edhe tetë ndeshje dhe gjithçka për të luajtur në këtë periudhë. Kemi provuar disa opsione për ndeshjen e nesërme, duhet të hedhim në fushë një skuadër që në jep garanci. Ka ende nervozizëm, por kjo mund të jetë edhe një aspekt pozitiv.”

FORMA – “Historia ka treguar se Milani gjithmonë ngrihet në momentet e vështira. Derbi ishte i rëndësishëm, por i përket së shkuarës tani. Duhet të fokusohemi te ndeshjet në vazhdim dhe të bëjmë paraqitjet që kemi bërë muajt e fundit.”

KARIKIMI – “Besoj se ndeshja me Juventusin mund të në japë energjinë e nevojshme për të përfunduar mirë sezonin. Duhet ta rindezim sërish atë shkëndijën brenda nesh. Nëse bëjmë një paraqitje të mirë në Torino dhe marrim një rezultat pozitiv, kjo mund të jetë një pikë kthese për ne. Jam dakord që disa njerëz thonë se jemi në një lloj stacioni për sa i përket performancës sonë dhe shpresoj të vërtetoj të kundërtën. Sigurisht luajmë kundër një ekipi që pothuajse e ka fituar titullin kampion. Luajmë ndaj një ekipi të frikshëm nesër.”

INFERMIERIA – “Kesi është stërvitur me grupin. Romanjoli ka pasur temperaturë, por ishte me ekipin gjatë seancës së fundit. Konti do të kthehet javën e ardhshme. Paketës i duhet pak kohë të rikuperohet, ndërsa Donaruma do të rikthehet brenda një jave apo për pak më shumë kohë.”

VENDI I KATËRT – “Nuk jemi ekipi i vetëm që po vuajmë, përveç Atalantës që ka vazhdimësi në rezultatet e saj. Vendi i katërt është ende i yni. Fati ka qenë në krahun tonë në disa momente dhe do të luftojmë për të.”

PAKETA – “Ai ka nevojë për më shumë ose më pak se 20 ditë. Varet nga lojtari gjithashtu, nga niveli i dhimbjeve dhe se si kavilja e tij do të përgjigjet gjatë trajtimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online