De Gea nuk pranon ofertën, një klub “big” pas dere

Mançester Junajtid po tenton të bindë David De Gean të rinovojë kontratën, por palët janë larg në aspektin financiar. Portieri spanjoll kërkon të jetë ndër lojtarët më të paguar dhe deri më tani kjo kërkesë nuk po i plotësohet nga drejtuesit nga anglezë.

Situatën e tij po e vëzhgon me kujdes PSG, sikurse raporton The Independent. Francezët nuk janë të bindur nga Bufon dhe Areola, kështu që janë gati të paguajnë për De Gean. Ky i fundit ka kontratë deri në verën e vitit 2019, por ka klauzolë për rinovimin edhe për një sezon tjetër.

Mançesteri në këtë mënyrë është i detyruar të futet në bisedime për ta shitur, në rast se nuk e bind portierin të nënshkruajë kontratën e re. Pa dyshim De Gea është një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe PSG po mundohet ta shfrytëzojë këtë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online