Gatuzo i shqetësuar: Vështirë të fle gjumë pas paraqitjes së sotme!

Pas sfidës së sotme ndaj Betisit, Milan duket se është zhytur akoma më shumë në krizë. Humbja e dytë radhazi pas asaj në derbi, por me nje lojë që linte shumë për të dëshiruar për kuqezinjtë. Pikërisht si fajtor kryesor shihet numri një i stolit të “djallit”, Xhenaro Gatuzo. Tekniku italian ka folur pas takimit duke u shfaqur shumë i shqetësuar për lojën e zhvilluar nga të besuarit e tij.

“Ndodh që kemi humbur busullën. Ishte një ndeshje ku kemi vuajtur, kemi humbur sigurinë tonë dhe nuk luajmë të qetë. Vetëm pas golit u liruam pak. Betis dominoi dhe nuk dua të flas për rastin e penalltisë. Brishtësia e ekipit më shqetëson. Nuk po kalojmë një moment të mirë dhe nuk po gjejmë vazhdimësi gjatë lojës”

“Duhet të gjejmë një zgjidhje duke biseduar edhe me lojtarët. Një problem mund të jenë edhe idetë e mia taktike. Ekipi është larg nga forma që ishte dy javë më parë. Ne duhet të kuptojmë se cila është zgjidhja më e mirë për t’u përmirësuar. Kjo nuk është një çështja te moduli, por te frika. Nga ana psikologjike duhet të reagojmë, pasi në fushë nuk do të jemi gjithmonë zota. Deri dy javë më parë e dinim se çfarë duhej të bënim me topin, tani nuk kemi qartësi”.

“Nuk është problemi te Higuain. Ne nuk kemi rrjedhshmëri në manovër. Në mbrojtje nuk jemi duke u sjellë siç duhet dhe po bëjmë shumë gabime. Personi i parë përgjegjës jam unë që bëj zgjedhjet. Duhet të gjej zgjidhjen për ta bërë ekipin të shprehet më mirë”.

“Me Interin ka pasur gjëra të mira, nuk është e gjitha për t’u hedhur poshtë. Ndërsa pas ndeshjes së sotme do ta kem të vështirë të fle gjumë. Ishte një nga paraqitjet më të shëmtuara. Ishte si ndeshjet ndaj Veronës dhe Beneventos sezonin e shkuar. Nuk mund ta pranoj një paraqitje të tillë, jam i shqetësuar”, përfundoi fjalët e tij tekniku kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online