Gati milionat për shqiptarët, Mihaj dhe Rashica në radar

Enea Mihaj dhe Milot Rashica janë dy lojtarët shqiptarë që po shkëlqejnë me skuadra e tyre. Mbrojtësi 20-vjeçar, i cili luan për Panionios, ka qenë një nga futbollistët më të mirë në Greqi këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të kreut.

PAOK-u është ekipi i interesuar për mbrojtësin e kombëtares dhe pritet një ofertë zyrtare për shërbimet e tij. Skuadra e PAOK-ut është favorite absolute për të fituar titullin kampion këtë sezon dhe synon të bëjë të njëjtën gjë edhe sezonin e ardhshëm. Në rast të një ofertë të kënaqshme për Panionios, Mihaj do të nënshkruante për kryesuesit e kampionatit në Greqi.

Edhe për Rashicën po përgatitet një ofertë konkrete. Skuadra e Kristal Palas në Premier Ligë me shumë gjasa do të humbasë shërbimet e yllit Uilfrid Zaha dhe zëvendësuesi e tij do të jetë Rashica. 22-vjeçari ka qenë i shkëlqyer për Verderin këtë sezon në Bundesligë dhe Palas ka shfaqur interes. Në rast kalimi në Premier Ligë, Rashica do i bashkohej dy kosovarëve të tjerë, Arijanet Muriç dhe Florian Hadërgjonajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *