Palota: Kolarov profesionisti perfekt, duhet të kemi 22 të tillë

Raporti midis mbrojtësit serb Aleksandr Kolarov dhe tifozëve të Romës është si mos më keq. “Krisja” mes palëve filloi pas një deklarate të mëngjarashit në një dalje për shtyp ku iu drejtua tifozëve duke i thënë se në shumicën e rasteve ata nuk e kanë idenë se çfarë po flasin.

Mbështetësit e skuadrës verdhekuqe nuk ia falën këtë gjë mbrojtësit. Tani sa herë ai shkel topin në “Olimpico” ka vërshëllima, madje në disa raste nuk mungojnë as parrulat me ofendime. Për të qetësuar raportin me palëve ka ndërhyrë presidenti i Romës Xhejm Palota. Në një intervistë për emisionin “SiriusFM FC”, biznesmeni amerikan ka thurur elozhe për futbollistin e skuadrës së tij.`

“Unë nuk kam asnjë dyshim. Ai është profesionisti perfekt. Çdo ditë është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që largohet. Është thjeshtë një futbollist shumë shumë i fort, që nuk e ka mendjen tek instagrami, ose të dalë e të dehet. Ai di vetëm të luajë fort dhe të stërvitet fort”.

“Kur shikoj atë e di shumë mirë se ai do japë gjithçka ka në fushë. S’kam dëgjuar kurrë një ankesë prej tij. Është një ndër ata lojtarë që duan të luajnë edhe kur janë të dëmtuar. Ndonjëherë do të bëjë gabime si të gjithë ne. Shpresoj që fansat ta kuptojnë se ne duhet të kenë 22 lojtarë si ai në skuadër”, tha Palota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online