Lusiano Akosta është ylli, që ka mrekulluar ekipet evropiane. Argjentinasi aktivizohet në kampionatin amerikan në një ekip me Uejn Runin, DC Junajtid. 25-vjeçari ka treguar aftësi shumë të mira në “MLS”, duke tërhequr interesin e disa gjigantëve evropiane.
Akosta numëron 18 ndeshje si startues këtë sezon, ku ka treguar edhe aftësi të mira finalizuese. Ai ka arritur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë një asist. Latini ditët e fundit është shënjestër e Sevijas. Drejtori sportiv i andaluzëve, Monki e pëlqen shumë sulmuesin dhe kërkon ta sjellë në Spanjë.
Argjentinasi është prodhim i akademisë së Boka Zhuniors, nga ku është transferuar në DC Junajtid. Për të ka shumë oferta nga Kina. Ndërkohë edhe Arsenali e PSG janë interesuar për situatën e tij. Kontrata e tij përfundon në dhjetor. Si pasojë pritet të ketë një luftë të ashpër, pasi klubi aktual mund ta lëshojë për një shifër të ulët.