Gara për një vend në Champions, Saki tregon favoriten

0

Arrigo Saki, arkitekti legjendar i Milanit më të suksesshëm të historisë, është ndalur të flasë mbi situatën delikate të luftës për një vend në katër më të mirat e Italisë, që të çon në Champions. Inter, Milan, Roma dhe Atalanta janë në garë. Saki ka folur për zikaltrit, që janë pesë pikë para Milanit dhe sipas tij ata do e zënë një vend në katërshe.

“Interi është pesë pikë para kundërshtarit më të afërt. Them se pas rrëmujës së fundit të rezultateve të kundërshtarëve, ata e kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions.”

Më pas 73-vjeçari foli edhe për ndeshjen që e pret skuadrën e Spaletit pas katër ditësh me Juventusin në San Siro. Kujtojmë që Juventusi e ka siguruar matematikisht kampionatin e tetë rradhazi në Itali.

“Sigurisht, ndeshja e tyre e ardhshme kundër Juventusit është shumë e rëndësishme. Nëse e kalojnë këtë pengesë, atëherë e kanë rrugën e hapur. ‘Zonja’ do mundohet t’ia bëjë jetën sa më të vështirë”, përfundon ish-trajneri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.