Gafa të pafalshme, Holanda turpëron Anglinë (VIDEO)

Anglia i bën gropën vetes. Holanda e mposht 3-1 nga tre gafa të mbrojtjes angleze, duke iu bashkuar Portugalisë në finalen e Nations League. Edhe pse “Tre Luanët” kaluan të parët në avantazh me anë të Rashford në minutën e 32’, nuk arritën të ruanin epërsinë. Në minutën e 73’ të takimit, mbrojtësi më i kërkuar në merkato, Matijs De Ligt, barazon shifrat, duke mposhtur portierin Pikford me një goditje me kokë.

90 minuta e kohës së regullt u mbyllën në barazim 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan shtesave. Në minutën e 97’, një tjetër gabim në mbrojtje i kushtoi rëndë Anglisë. Stones katranos gjithçka dhe Promes ndëshkon, duke shënuar me portën e boshatisur. Në minutën e 114’, do të ishte Barkli ai që do të gabonte, duke i dhuruar një tjetër gol holandezëve. Ndeshja u mbyll 3-1 në favor të “Tulipanëve”, që presin biletën për në finalen e UEFA Nations League.

UEFA Nations League

Holandë – Angli  3-1
De Ligt 73’, Promes 97’ 114’ / Rashford 32’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online