Gafa e kandidatit për stolin e Romës, “shpërthejnë” ultrasit

Paulo Souza është një ndër emrat që është përfolur më së shumti si zëvendësuesi i mundshëm i Eusebio Di Françeskos, pasi ecuria e Romës këtë sezon nuk ka qenë në pritshmëritë e drejtuesve. Tekniku portugez më parë ka drejtuar në Serinë A Fiorentinën dhe në rast shkarkimi të Di Françeskos, Roma mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm.

Gjithsesi, mbrëmjen e kaluar u luajt sfida midis Juventusit dhe Romës, ku bardhezinjtë fituan minimalisht 1-0. Përpara takimit, Souza postoi në llogarinë e tij në “Instagram” një foto, që ndoshta tashmë është penduar që e ka hedhur. Portugezi postoi një foto në kohën kur luante me fanellën e Juventusit dhe kishte përballë Romën.

Vetëm kaq mjaftoi për të nisur akuzat dhe pakënaqësitë drejt tij, nga ana e tifozëve verdhekuq, të cilët duket se nuk i ka pëlqyer postimi i bërë nga ai që po përfliet se do të jetë trajneri i ardhshëm i tyre.

Tifozët romanistë kanë bërë komente të tipit “më mirë në Europa Ligë, se sa një juventin në stol“, apo komente të tipit “Di Françesko jemi me ty“. Në rast se Souza vihet si numri një i pankinës së Romës, duket se do ta ketë mjaft të vështirë fillimin e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online