Mbrojtësi i Teutës, Erlis Frashëri do të luajë si një “ish” në sfidën e radhës të “Djemve të Detit” përballë Kamzës. Frashëri ka folur për “Supersport” para kësaj sfide, ku preku disa tema. Mes të tjerash, anësori i djathtë tha:
SFIDA KUNDËR KAMZËS – “Është një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht ajo kundër Kamzës. Unë kam kaluar shumë mirë te ajo skuadër, por tani jam te Teuta dhe shpresoj të rikthehemi te fitorja, pasi kemi marrë vetëm barazime.
BARAZIMET – “Jemi shumë të zhgënjyer, pasi kemi bërë edhe lojë të mirë. Ndeshja me Flamurtarin na ka mbetur peng, pasi bëmë një lojë vërtetë të mirë dhe kërkonim fitoren, por edhe me Tiranën luajtëm mirë në pjesën e dytë.”
AMIENTIMI – “Që kur kam ardhur në fillim te Teuta, jam ndjerë shumë mirë. Në ndeshjen e parë nuk isha në maksimumin tim, por nga ndeshja me Tiranën dhe tani jam në formën time më të mirë dhe kështu mendon edhe trajneri Shkëmbi.”
TITULLI – “Objektivi ynë mbetet Europa, por pse jo dhe për titull, pasi me oreks vjen gjithçka. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim fitore me Kamzës, pastaj presim në ndonjë hap fals të kundërshtarëve, që të bëjmë një hap më lart në renditje”, u shpreh Frashëri.