FOTO+VIDEO | “Thumbojnë” bardheblutë, ironi me diktatorin komunist
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit ka bërë që stadiumi “Selman Stermasi” të mbushet me tifozë, ku flitet se janë rreth 10 mijë të tillë. Të dyja tifo-grupet, si “Fanatics”, ashtu dhe “Guerrils”, kanë shpalosur koreografitë e tyre. Një spektakël më vete edhe në tribunat e “Selman Stermasit”…
Ultrasit bardheblu kanë shpalosur një koreografi të bukur duke thumbuar rivalët e kuq me portretin e diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un. “Kthesa e gabuar” ka qenë mesazhi i shpalosur nga Fanatiks.