Inzagi: Fitojmë me Romën dhe kapim Champions-in, dëmtimet na u bënë makth

0

Lacio duhet të fitojë medoemos takimin e nesërm ku pret rivalët e “Romës” në “Olimpico”. Përveç faktit që kemi të bëjmë me një derbit më zjarrtë në planet, 90-minutëshi i nesërm merr akoma më shumë rëndësi për shkak të pozitës së Lacios në kampionat.

Një barazim ose humbje në derbi e kombinuar me një fitore të Milanit do ta bënte një “mision të pamundur” kualifikimin në Champions, pasi diferenca me vendin e katërt do shkonte në të paktën nëntë pikë. Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, u shpreh se skuadra e tij e di rëndësinë e kësaj ndeshje dhe shprehu besimin se derbi do të jetë një pike kthese për skuadrën e tij.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme që vlen shumë për ne, për tifozët dhe për objektivat që kemi ne. Të martën luajtëm një ndeshje ku shpenzuam shumë energji dhe më duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve. Gjithsesi në stërvitje e djeshme të gjithë u shfaqën në formë të mirë, por duhet të shohim edhe sot”.

IMOBILE – “Po i mungon shumë goli (Nuk shënon në Serie A prej një muaji). Ishte një periudhë që po shënonte me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe ai dëshiron të rikthehet i mëparshmi, por problemi qëndron se nuk po i krijojmë shumë shanse për shënim. Kur ta marri veten plotësisht ai do rikthehet të shënojë rregullisht, se jo që ndeshjen e nesërme”.

ZANIOLO – “Është një fakt që ai po bën shumë mirë. I meriton te gjitha komplimentet që ka marrë edhe pse është ende shumë i ri”.

“Jemi ndalur pak, por tani duhet të shohim përpara. E kemi treguar të shkuarën se mund të rikuperojmë diferencën me ekipet e kreut dhe do ta bëjmë sërish këtë vit. Jam i sigurt se po të mos kishim pasur aq shumë dëmtime do kishim bërë shumë më mirë në kampionat dhe në Europa League. Tani lojtarët po na kthehen dhe së bashku me ta dhe besimi. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe për të kënaqur audiencën”.

OBJEKTIVAT – “Duam të rikthemi te fitoret. Të martën tifozët na mbështetën pëgjatë 95 minutave dhe ajo paraqitje e mirë e skuadrës ndodhi falë tyre. Tani do përpiqemi të ngushtojmë diferencën me ekipet sipër nesh që të kapim një vend të Champions. Humbja kundër Xhenoas na ka prishur shumë punë”, përfundoi Simone Inzagi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.