Gonzalo Higuain është çështja kryesore e ditëve të fundit në ambientin e Milanit, teksa sulmuesi përflitet shumë për një transferim të mundshëm në Angli, te Çelsi. Argjentinasi u bashkua me Milanin verën e këtij sezoni me formulën e huazimit me të drejtë blerje nga Juventus.
Pikërisht ndaj këtyre të fundit, ekipi kuqezi luan Superkupën e Italisë pasditen sotme, ndeshje që pritet të jetë e fundit e Higuain me Milanin. Kjo gjë konfirmohet edhe më shumë nga fotot e fundit të postuara në llogarinë zyrtare në “Twitter” të klubit.
Në fotot e bëra në Arabinë Saudite, ku shfaqet i gjithë ekipi, Gonzalo Higuain është i vetmi që mungon dhe ky fakt ka konfirmuar akoma më shumë lajmet e fundit se “El Pipita” do të jetë lojtari më i ri i Çelsit. Gjithsesi, ende nuk kemi diçka zyrtare, për momentin…
#ACMilan wanted to thank the Saudi Prince and President of the General Sport Authority, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, for the great welcoming during his visit with the team and management on the morning of the #SuperCup Final#JuveMilan #Supercoppa pic.twitter.com/BSJ9BvWtVR
— AC Milan (@acmilan) January 16, 2019