Kavani: Përfundoj kontratën dhe karrierën në Paris, Nejmar-Mbape çdo ditë e më mirë

Edinson Kavani u transferua nga Napoli në drejtim të Parisit, verën e vitit 2013, për shumën e 65 milionë eurove. Aventura e tij në kryeqytet ka ecur mjaft mirë, sidomos në dy sezonet e fundit, ku urguajani ka shënuar plot 74 gola në Ligën e parë franceze.

Kavani ka folur në një intervistë për ecurinë e tij me PSG-në, marrëdhënien me dyshen Nejmar-Mbape, si dhe për të ardhmen e tij. Sulmuesi 31-vjeçar, ka deklaruar se kontratën e tij me Parisin dëshiroj ta çojë deri në fund dhe më pas do të shohë në rast se mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
RINOVIMI – “Akoma nuk kemi folur, nuk ka pasur asnjë bisedë në lidhje me rinovimin. Nëse klubi kërkon të flasë, në rregull. Nëse dua të më thonë ‘faleminderit për të gjitha dhe mirupafshim’, përsëri nuk do të ishte problem, kështu është jeta”.

E ARDHMJA – “Do të përfundoj kontratën time dhe ndoshta dhe karrierën. Do të jem 33 vjeç për 34 në atë kohë. Nuk e di nëse do të luaj pas 2020 dhe nëse do të jetë në Paris. Ajo që dua është që të shkoj deri në fund të kontratës. Ndihem mir në Paris, klubi është i lumtur me mua dhe mendoj që tifozët janë po ashtu”.
NEJMAR-MBAPE – “Me Kilian Mbape dhe Nejmar bëhemi çdo ditë e më të fortë dhe po lidhemi shumë më mirë me njëri-tjetrin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online