FOTOLAJM | Dëmtimi në gju, mesfushori i Kukësit në Gjermani

Ishte një situatë mjaft e çuditshme ajo që ndodhi te Kukësi pak ditë më parë, teksa fillimisht Besar Musolli u nda me skuadrën e Kukësit, por çuditërish pak ditë më vonë u vendos që mesfushori të qëndronte me ekipin.

Siç dihet Musolli ka këputur ligamentin dhe duhet të presim deri në mars që ta shohim sërish në fushë, por është për t’u admiruar vullneti i 28-vjeçarit i cili vijon me shumë përkushtim që të ushtrohet për të djegur sa më shumë etapa që të jetë gati sa më parë.

Siç dihet nga një foto e publikuar nga vetë lojtari, aktualisht ai ndodhet në gjermani ku po kryen një terapi më të specializuar. Musolli është një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Kukësi, por dhe një nga më të dashurit për tifozerinë, që doli hapur në krah të mesfushorit nga Podujeva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online