“Superclásico” bashkon yjet e futbollit botëror, tribuna “VIP” e tejmbushur

Zhvendosja e finales së Kupës Libertadores në “Santiago Bernabeu” ka bërë që shumë nga yjet e futbollit botëror të jenë prezent në tribunën “VIP” për të parë përballjen unike midis “gjigantëve” argjentinas Boka Zhuniors dhe River Plejt.

Prezenca e Lionel Mesit ishte më specialja, por nuk munguan dhe shumë të tjerë. Juventusi përfaqësohej nga Paulo Dibala dhe Matia De Shiljo, ndërsa nuk mungonin dhe të ftuar nga kampi i Interit me  Mauro Ikardin dhe Uanda Nara së bashku Havier Zanetin.

Hames Rodrigez u rikthye në Bernabeu që pas eliminimit në gjysmëfinalen e Champions-it të kaluar. Atletiko Madrid kishte delegacionin më të madh Antuan Grizman&Co. që ishin thuajse të gjithë prezent në shkallët  e stadiumit të rivalëve. Sulmuesi francez nuk qëndroi asnjanës, pasi mbante veshur një fanellë të Boka Zhuniors.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online