Skot Uagstaf, një emër i panjohur? Ndoshta, por me veprimin e tij, futbollisti i Uimbëlldon në kategorinë e katërt angleze ka marrë një vëmendje të madhe në mediat sportive.
Futbollisti anglez i premtoi shokëve të skuadrës së në rast se mundin ekipin e Premier Ligës, Uest Hem në Kupën FA, do të lyente mjekrën e tij me ngjyrat e skuadrës, të verdhë dhe blu. Uimbëlldoni arriti të bëjë surprizën dhe të eliminojë Uest Hemin dhe Uagstaf duhet të mbante premtimin.
Një ditë pas ndeshjes, sulmuesi anësor postoi disa foto në rrjetet e tij sociale, ku u pa me një mjekër të re. Ndoshta, mjekra më e bukur në botën e futbollit.