Torasa në pritje, Alla transferohet në Kinë dhe falënderon

“Firo” të tjera nga Flamurtari. Dy lojtarë të rëndësishëm largohen dhe do ta vijojnë karrierën në Kinën e largët raporton A2News CNN. Albi Alla dhe Agustin Torasa kanë pranuar ofertën e Janbian, ekip që luan në ligën e dytë. Vjet ishin në elitë dhe më ta është aktivizuar edhe Valdet Rama, aktualisht pjesë e Kukësit.

Për Allën dhe Torasën, i shoqëruar nga menaxheri Franci Bode, erdhi në Durrës trajneri i Janbian, i cili vëzhgoi nga afër dy futbollistët në takimin Teuta-Flamurtari. Vlonjatët u bënë pengesë fillimisht, duke mos dhënë lejekalimet.

Menaxheri Franc Bode me trajnerin e Yanbian

Gjithsesi në Vlorë, sikurse bëjnë me dije burime të SportEkspres.com, kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin Albi Alla, i cili pritet të zyrtarizohet pjesë e Janbian. Argjentinasi nga krahu tjetër ende nuk ka marrë lejekalimin dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

“Që sot nuk do jem më pjesë e Flamurtarit. Falënderoj çunat e ekipit për këto 6 muaj te kaluara në mënyrë të shkëlqyeshme së bashku, një grup shumë i fortë që do e mbaj mend gjatë. Falënderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin dhe presidentin Sinan Idrizi për mbështetjen e tij në lidhje që karriera ime futbollistike të ecë sa më përpara dhe duke mos më krijuar asnjë lloj pengese. Do ju jem gjithmonë mirënjohës qytetit të Vlores dhe Flotës”, shkruan Alla në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online