FOTO | Lautaro nuk dorëzohet kurrë, tatuazhi i fundit flet vetë!

0

Lautaro Martinez shënoi një gol shumë të rëndësishëm përballë Parmës, duke rikthyer Interin te fitorja. Trepikësh i rëndësishëm për garën për një vend në Champions për ekipin e Spaletit dhe goli i katërt në kampionat për argjentinasin.

Sulmuesi nuk ka marrë shumë minuta nga trajneri Spaleti, por kjo nuk e penguar që të qëndrojë i qetë, të stërvitet fort dhe të presë momentin e tij. Martinez ka vendosur të bëjë tatuazhin e radhës dhe atë e ka bërë publik dhe për fansat e tij në rrjetet sociale.

Ajo që nuk më vret, më bën edhe më të fortë”, janë fjalët e zgjedhura nga 21-vjeçari për t’i përjetësuar në parakrahun e tij. Një mesazh i qartë për të gjithë, ndërsa numri 10 i ekipit zikaltër shpreson që të mos ndalet më dhe të vazhdojë të luajë e shënojë gola të rëndësishëm.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.