Warriors likuidojnë Utah Jazz, James nuk mjafton për Lakers

Golden State Warriors marshon në NBA. Kampionët në fuqi kanë regjistruar fitoren e 41-të, teksa këtë herë kaluan me sukses Utah Jazz me rezultatin  115-108. Kevin Durant ishte shënuesi më i mirë, teksa realizoi 28 pikë. Stephen Curry me 24, si dhe Klay Thompson me 22 pikë, dhanë kontributin e tyre.

Ndeshja nisi mirë për Warriors në periodën e parë, por më pas Jazz rikuperoi disavantazhin dhe arriti të kalojë në epërsi. Gjithsesi perioda e fundit ishte më e mirë për kampionët në fuqi, që shënuan 10 pikë më shumë dhe arritën të siguronin fitoren.

LeBron James, edhe pse regjistroi “triple-double” me 28 pikë, 16 asiste dhe 11 rikuperime, nuk e ndihmoi dot skuadrën e tij të triumfonte ndaj Atlanta Hawks. Los Angeles Lakers u thyen me rezultatin 117-113. Vendasit bënë mjaftueshëm mirë në periodën e parë dhe të tretë dhe triumfuan.

Atlanta Hawks-Los Angeles Lakers 117-113
Memphis Grizzlies-San Antonio Spurs 107-108
New Orleans Pelicans-Orlando Magic 88-118
Philadelphia 76ers-Boston Celtics 109-112
Golden State Warriors-Utah Jazz 115-108

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online