“Sulmuesi i Kroacisë tha fjalë të mira për Abazajn”, prapaskenat e transferimit

Kristal Abazaj do të provojë një eksperiencë të re në Kroaci me Osijekun. Anësori u ble në verë nga Anderlehti, por në Belgjikë gjërat nuk shkuan si duhet. Dëmtimet e penalizuan dhe më pas trajneri nuk i besoi. Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi shumë vonë, ndërsa më pas Abazaj nuk u mor në fazë përgatitore me ekipin.

Gjithçka ishte e qartë dhe menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti u vu në lëvizje për ta sistemuar diku tjetër. Ishin dy pista në Belgjikë, Lokereni dhe St. Truiden, por Osijeku u pa si zgjidhja më e mirë. Edhe më parë kroatët kishin qenë në kontakt për ta blerë sulmuesin anësor, ndaj edhe bisedimet kanë qenë më të lehtë.

Kristal Abazaj dhe drejtori sportiv i Osijekut, Alen Petroviç

Drejtori sportiv, Alen Petroviç, tregon për tratativat në verë dhe pranon se ishte e pamundur të rivalizoje me Anderlehtin. |Ne e kemi ndjekur Kristalin për një kohë të gjatë dhe kemi dashur ta sjellim këtu verën e shkuar, kur edhe ishte e sigurt që do të largohej nga Shqipëria. Pastaj ishte Anderlehti që e kontaktoi dhe është e vështirë ta rivalizosh financiarisht dhe ta bësh një lojtar që të ndryshojë mendje. Më vjen mirë që tani kemi arritur ta bëjmë tonin në këtë mënyrë”.

Petroviç zbulon se për Abazajn ka folur fjalë të mira edhe Ivan Santini, sulmuesi i Kroacisë dhe Anderlehtit. Besimi është i madhe që tek Osijeku sulmuesi do të rikthehet në formën më të mirë dhe do të tregojë ato që shfaqi në Superiore me Luftëtarin.

Kristal Abazaj dhe menaxheri Shkumbin Qormemeti

“Besoj se ai do të na shfaqë ne ato lojëra që ka bërë kur ishte te Luftëtari. Në Shqipëri ai ishte lojtari më i mirë në ligë, çka i dha mundësi të shkojë në Belgjikë, ku kampionati është shumë i fortë. Fjalë të mira na ka thënë për të dhe cilësitë e tij edhe sulmuesi i kombëtares sonë Ivan Santini, vëllai i Kërshevan (portier aktual i Osijek). Ai ka luajtur dhe është stërvitur me të tek Anderlehti. Marrëveshja është për huazim dhe kemi edhe opsion për blerje përfundimtare. Është mundësia më e mirë për Abazajn për të shkëlqyer dhe për të dhënë më të mirën e vet”, përfundon drejtorit sportiv i Osijekut, Alen Petroviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online