Sulmuesi i Kukësit, Rexhinaldo Faite shpeshherë merr vëmendje të madhe në media, pasi postimet e tij në rrjetet sociales bëjnë gjithmonë lajm. Sot, Kukësi u mposht 0-1 nga Tirana dhe shkëputën kontaktin me Partizanin kryesues. Tashmë, verilindorët e shohin veten plot 8 pikë më pak se “Demat”.
Megjithatë, Rexhinaldo nuk mendon se lufta për titullin kampion ka mbaruar. Vetëm pak çaste më parë, mozambikasi ka postuar një foto në Instagramin e tij zyrtar, me mbishkrimin: “Unë besoj!” Diferenca prej 8 pikësh me Partizanin është e konsiderueshme, por sipas sulmuesit të Kukësit, asgjë nuk është mbyllur ende.