Pak orë na ndajnë nga fillimi i turneut më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut: “Copa America”. Edicioni i 46-të i këtij turneu do të zhvillohet në Brazil. 12 pjesëmarrës të ndarë nga tri grupe do të tentojnë ngritjen e trofeut.
Një pjesë e çuditshme e këtij turneu është pjesëmarrja e kombëtareve të Japonisë dhe Katarit. Në pamje të parë mund të duket një çmenduri, por kombëtaret nga kontinentet e tjera nuk janë diçka e re për këtë turne, ku në edicionet e shkuara kanë marrë pjesë Meksika, SHBA dhe Kosta Rika. Arsyeja për pjesëmarrjen e këtyre kombëtareve lidhet me të ardhurat e shtuara nga të drejtat televizive, e thënë ndryshe: paraja blen gjithçka në futboll!
Favoriti kryesor i turneut është Brazili. “Të zotët e shtëpisë” kanë ekipin më të fortë në letër, pavarësisht mungesës së yllit Nejmar dhe shumë vetë besojnë se ky është viti që “Seleçao” do të rikthejë trofeun e “Copa America” në Brazil pas 12 vitesh. Argjentina, Uruguai dhe Kolumbia janë rivalët kryesorë të skuadrës së drejtuear nga Tite . Takim i parë i këtij turneu do të jetë midis Brazilit dhe Bolivisë. Ndeshja zhvillohet në orën 2 të mëngjesit të së shtunës (në zonën kohore të Shqipërisë)
GLOBO:
The expected XI for Brazil’s opening match of the Copa América, which will take place tonight. pic.twitter.com/Zpbr4nuNmM
— Brasil Football ?? (@BrasilEdition) June 14, 2019