Merkato e nxehtë, trajner dhe përforcime për Besëlidhjen

Besëlidhja ka 12 sezone e larguar nga elita e futbollit shqiptar, edhe pse vit pas viti drejtuesit e saj kanë pretenduar ngjitjen në Superiore. Edhe në sezonin e kaluar, ky ishte synimi, por që mbeti pa u realizuar. Këtë duan të përmirësojnë drejtuesit e skuadrës lezhjane për sezonin e ri, të cilët kanë menduar që organizimin e skuadrës ta nisin nga titullarët e sezonit të kaluar. Zëvendëstrajneri Ledion Zenuni deklaron për SportEkspres.com, se ende nuk kanë kontakte me lojtarët.

“Ne jemi në një periudhë pushimi, por drejtuesit e klubit kanë qenë në lëvizje në këtë merkato. Së pari është vendosja e trajnerit të ri, dhe drejtuesit kanë deklaruar se do ta vendosin në fundin e muajit qershor. Menjëherë do afrohen lojtarët që i duhen Besëlidhjes për sezonin e ardhshëm, i cili do jetë më këmbëngulës në arritjen e synimit tashmë të “vjetër” për ne, ngjitjen në Kategorinë Superiore”, theksoi zëvendëstekniku i lezhjanëve.

Për Zenunin, puna do të nisë nga titullarët e sezonit të kaluar, të cilët ai i mendon si baza për sezonin e ri. “Ne kemi disa titullarë të sezonit të kaluar që do të jenë baza e sezonit të ri, duke nisur nga Bajri në portë e disa titullarë të tjerë, të cilët unë i quaj të rikonfirmuar. Por skuadra kërkon edhe përforcime të tjera, të cilat do të vijnë menjëherë pas vendosjes së trajnerit të ri”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online