Fillim katastrofik, por tek Arsenali kanë fituar një super talent

0

Dy humbje të njëpasnjëshme ndaj Sitit dhe Çelsit, kanë bërë që situata në klubin e Arsenalit të jetë e zymtë. Por, pavarësisht rezultateve zhgënjyese tifozët e “topçinjve”, në dy ndeshjet e para është vënë re forma e mirë e talentit francez, Mateo Genduzi.

Vetëm 19-vjeç, Genduzi u mor ble për 10 milionë euro pas paraqitjeve të mira që tregoi me ekipin e Lorientit në divizionin e dytë francez. Fillimisht u mendua që mesfushori të huazohej përsëri në Francë, por paraqitjet e mira në ndeshjet përgatitore bën që ai të fitonte besimin e trajnerit Unai Emeri.

Dalja në skenë e Genduzit i ka prishur shumë punë blerjes tjetër të Arsenalit, Lukas Torreiras. Uruguaiani u ble për mbi 30 milionë euro nga Sampdoria dhe pritej të ishte një titullar i padiskutueshëm përkrah Granit Xhakës. Francezi e ka filluar me këmbën e mbarë te “topçinjtë”, të shohim se si do të vazhdojë historia e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.