Fili: Skënderbeu i fortë, pavarësisht problemeve

0

Luftëtari dhe Skënderbeu do të përplasen kundër njëri-tjetrit ditën e shtunë, një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat. Para kësaj ndeshjeje, kanë folur për “RTSH Sport” dy futbollistët e Luftëtarit, Realdo Fili dhe Behar Ramadani. Në fjalën e tij, Fili tha:

“Skënderbeu është një ekip i fortë, pavarësisht se kanë pasur disa probleme në rezultate. Ne i vlerësojmë të gjitha skuadrat dhe kundër Skënderbeut presim një rezultat pozitiv. Objektivat e Luftëtarit janë sa më gjatë në kupë, të arrijmë finalen, por dhe mbijetesa është diçka shumë e rëndësishme”.

Edhe kapiteni i Luftëtarit, Behar Ramadani foli për objektivat e klubit bluzi: “Objektivi primar është qëndrimi në Superligë, pastaj duke parë dhe duke bërë edhe në Kupë. Jemi shumë afër dhe Kupa është diçka që mund ta arrijmë”, tha Ramadani.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.