Balde kundër së shkuarës: Lacio më ka rritur. Goli? Nuk e di nëse do të festoj!

Interi do të presë Lacion të dielën në mbrëmje, në një ndeshje direkte për një vend në katërshen e parë. Dëmtimi i Lautaro Martinez ka shqetësuar kampion zikaltër dhe në vend të argjentinasit mund të luajë Keita Balde.

24-vjeçari i lindur në Spanjë, por me origjinë nga Senegali, do të përballet me ekipin ku u aktivizua për katër sezone. Ai ka respekt të madh për Lacion dhe ndjen gjithmonë kënaqësi sa herë përballet me ta. Në një prononcim për “Sky Sport”, Balde ka një përgjigje dhe për faktin nëse do të festojë apo jo, gjithmonë nëse arrin të mposhtë Tomas Strakoshën.

Kam kaluar shumë vite te Lacio, që më ka ndihmuar të rritem. Bardhekaltrit janë një klub që më kanë dhënë shumë, sikurse kam dhënë unë për ta. Kam respekt për ta dhe është gjithmonë kënaqësi të luash kundër tyre. Goli? Nuk di të them nëse do të festoj apo jo, megjithatë nga respekti që kam them se jo, nuk do të festoj”, përfundon afrikani i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online