“Fiksimi” me Pogba dhe plani për ta rikthyer, Juventusi nuk dorëzohet

Largimi i Xhusepe Marotës nuk është zëvendësuar me një emër tjetër, por zgjidhja është gjetur brenda familjes bardhezi. Presidenti Anjeli i ka dhënë më shumë detyra drejtorit sportiv, Fabio Paratiçit dhe zëvendëspresidentit, Pavel Nedved, të cilët do të jenë dy njerëzit që do të merren me merkaton e bardhezinjve.

Kontingjenti i ekipit të Alegrit është i plotë dhe vështirë të ketë ndonjë lëvizje në hyrje në merkaton e janarit, por drejtuesit po mendojnë për të ardhmen dhe për merkaton e verës. Ëndrra e Juventusit është Pol Pogba, me francezin që, gjithashtu, ëndërron të njëjtën gjë, të kthehet në ekipin ku kaloi katër sezone.

Mino Rajola dhe Pavel Nedved

Mesfushori është në “luftë” të hapur me klubin dhe trajnerin Murinjo dhe dëshira e tij është largimi nga “Old Trafford”. Problem mbetet çmimi i kartonit dhe rroga e lojtarit, por Juventus e ka një plan. Menaxheri i Pogba është Mino Rajola, i cili ka qenë dhe menaxheri i Pavel Nedved.

Në këtë mënyrë Juventusi ka përfshirë çekun e famshëm të merret me këtë tratativë. Marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me Rajolën mund të ndihmojnë në gjetjen e gjuhës së përbashkët mes bardhezinjve dhe Pogba, siç citojnë mediat italiane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *