“Fiksimi” Champions dhe pozitat e Inzagit, Tare “skanon” Lacion dhe paralajmëron gazetarët

Te Lacio nuk po kalojnë një moment të mirë. Gjatë tri javëve të fundit të Serie A, skuadra kryeqytetase ka marrë tre barazime, dhe ka humbur vendin e katërt në kampionat ndaj Milanit. Për këto dhe shumë të tjera, ka folur drejtori sportiv Igli Tare në një dalje për shtyp krah presidentit Lotito, i cili ka mohuar çdo spekulim mediatik për probleme me trajnerin Inzaghi.

ECURIA E DOBËT DHE “FIKSIMI” CHAMPIONS – “Champions nuk ka përse të na bëhet një fiksim. Skuadra dhe klubi kanë pësuar një rritje graduale, kështu që është normale të kemi objektiva akoma më të mëdhenj sesa në të shkuarën. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm, se do të kemi dhe momente kur gjërat nuk ecin sipas planit. Në shumë sfida të rëndësishme nuk i jemi afruar ndeshjeve në mënyrën e duhur. Skuadra ka cilësi, problemet i kemi në aspekte të tjera”.

KRITIKAT PËR GRUMBULLIMIN (Prej katër ditësh skuadra është e grumbulluar në hotel)“Ishte një vendim i mirëmenduar. E bëmë për të stabilizuar gjendjen e skuadrës, pasi nuk kemi marrë rezultatet të cilat dëshironim. Shtypi na ka “baltosur” shumë për këtë vendim. Ka pasur dhe nga ata që kanë në vënë në dyshim pozitat e Inzagit. Po u a bëj të qartë se ai ka besimin tonë të plotë. Kemi përpara një rrugë të gjatë e të mundimesh, por jam i sigurt se do ta shijojë”, përfundoi Tare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online