FIFA e pezulloi, “CAS” i vjen në ndihmë Mino Raiolës

Mino Raiola pësoi një goditje të rëndë kur Federata Italiane e Futbollit kreu një ankesë në FIFA ndaj tij. Dy transferime të futbollistëve nën 16 vjeç i kushtuan shumë super agjentit, i cili u pezullua me tre muaj përjashtim nga aktivitetet e merkatos.

Megjithatë, avokatët e agjentit italo-holandez gjetën shpejt një zgjidhje të shpejtë për këtë problematikë. Përfaqësuesit ligjor të Raiolës çuan në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS) dënimin e dhënë nga FIFA.

Institucioni më i lartë i drejtësisë sportive vendosi që të shfuqizojë përkohësisht vendimin e FIFA-s deri në shqyrtimin e plotë të kësaj çështje. Vendimi final nga “CAS” pritet të dalë në ditët  e para të korrikut, çka do të thotë që Raiola ka të paktën tre javë kohë të kryejë transferimet e lojtarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online