Fekir “thumbon” Liverpulin, Diaz ofertë nga Spanja

Sevilja është e interesuar për sulmuesin e Lionit, Mariano Diaz. Spanjollët kanë afruar 25 milionë euro për kartonin e lojtarit me origjinë nga Republika Domenikane, por që ka lindur në Spanjë.

Lioni ka refuzuar ofertën e Seviljes, por këta të fundit nuk dorëzohen dhe po përgatisin ofertën e radhës. Diaz u transferua në Francë vitin e kaluar nga Reali i Madridit. 25-vjeçari shënoi 18 gola me Lionin dhe zhvilloi një sezon tepër pozitiv. Merkato është në ditët e fundit të saj dhe nuk përjashtohet një akord mes palëve, që do të rikthente Diaz në vendlindje.

Një sulmues tjetër ishte pranë largimit nga Lioni, por ai do të vazhdojë të qëndrojë në ekip. Nabil Fekir kërkohej nga Liverpuli dhe Çelsi, por asnjë marrëveshje. Ekipi i Klopit ishte shumë pranë tij dhe vetë sulmuesi flet për mos arritjen e akordit me “The Reds”, në një prononcim për “Mirror”.

“Kam dëgjuar shumë gjëra në lidhje më këtë gjë, por vetëm Liverpul i di shkaqet se pse kjo tratativë nuk u realizua. Këto janë gjëra që ndodhin, por unë e kam kaluar zhgënjimin dhe jam i përqendruar tek e ardhmja”, përfundon sulmuesi 25-vjeçar i Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *