Kukësi e la të lirë mesfushorin, tani shfaqet si lider

Luftëtari nuk ka marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para të kampionatit, teksa fillimisht ishte Kastrioti që i mposhti në Gjirokastër, kurse dje e pësuan kundër Laçit në transfertë. Bluzinjtë shënuan të parët me Shkurtajn dhe menduan se po përsëritej ndeshja e vjetshme, që Luftëtari e fitoi me rezultatin 0-1.

Por në mes të gjërave jo pozitive, ka edhe ndonjë të mirë për t’u veçuar. Është Maldin Ymeraj, ai i cili u pa dje mjaft aktiv në fushën e lojës dhe së bashku me Shkurtajn ishin një rrezik konstant për Laçin.

Mesfushori, i cili ka qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave, provoi vjet Superioren për herë të parë. Pas eksperiencave në Greqi dhe Suedi, Ymeraj iu bashkua skuadrës së Kukësit, por nuk pati hapësira.

Tanimë te Luftëtari po luan titullar dhe është ai që po bën fantazistin në vend të të dëmtuarit Eduart Rroca. Verilindorët e lanë të lirë dhe me siguri do të “tërbohen” kur të kuptojnë se kanë humbur një lojtar me vlera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online