Fejzullahi te Partizani? Jo, marrëveshje me ekip tjetër

Arbnor Fejzullahi pritet të lërë Ksamaksin dhe duket se e ka gjetur ekipin e ri. Mbrojtësi i djathtë ka arritur marrëveshjen me Shkëndijën e Tetovës, sikurse raporton Sportmedia në Maqedoni. Futbollisti 26-vjeçar ia bëri të qarta kërkesat Partizanit, që nuk ishte gati t’i ofronte një kontratë me ato kushte.

Shkëndija, që prej kohësh kërkon një mbrojtës të djathtë tipik, e ka bindur dhe pritet që të zyrtarizohet marrëveshja. Fejzullahi sezonin e fundit është aktivizuar në elitën e futbollit zviceran në vetëm gjashtë ndeshje, katër prej të cilave nga minuta e parë.

Tanimë mbrojtësi është gati të nisë një eksperiencë të re dhe Shkëndija tregon edhe njëherë që dëshiron me çdo kusht që të ndërtojë një skuadër për të shkuar të paktën në grupet e Europa League. Fejzullahi në të shkuarën ka spikatur te Besa, për të shpërthyer te Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *