“Faleminderit Gatuzo, përjetë mirënjohës për besimin që s’ma kurseve kurrë”

Xhenaro Gatuzo arriti të krijojë një lidhje të fortë me futbollistët e tij. Kërkues dhe gjaknxehtë, por kalabrezi ka një zemër të madhe dhe dha gjithçka për Milanin. Lojtarët hera herës i trajtonte si fëmijët e tij, prandaj largimi i ka mërzitur të gjithë. Sidomos njërin, me të cilin kishte krijuar një lidhje të veçantë.

Flasim për Hakan Çalhanoglu. Turku nuk zhvilloi një sezon për t’u mbajtur mend, por Gatuzo e mbrojti deri në fund ne fanatizëm. Trajneri i vlerësonte shumë cilësitë e lojtarit ofensiv, pavarësisht se edhe ai kërkonte më shumë.

Vetë lojtari ka reaguar në rrjetet sociale, duke mos e harruar trajnerin e tij. Besimin që iu dha nuk do e harrojë kurrë dhe do i jetë mirënjohës përjetë për diçka të tillë.

Faleminderit mister. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për skuadrën dhe të gjithë ne. Kemi patur ulje-ngritjet tona, por do të jem gjithmonë mirënjohës për besimin dhe faktin që më ke mbështetur në çdo moment. Të uroj fat për të ardhmen”, përfundon turku i kuqezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *