Çesk Fabregas ka lëshuar disa akuza shumë të forta ndaj ish-trajnerit të tij te Çelsi Mauricio Sarri. Gjatë një dalje për shtyp te skuadra e Monakos, 31-vjeçari u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin për t’u bashkuar klubit nga Principata.
“Mund të rinovoja me Çelsin e të qëndroja atje, doja të rinovoja, por pastaj erdhi një trajner i ri, i cili mori me vete një futbollist të cilin e kishte si djalin e vet. Për mua u bë e vështirë që të luaja çdo ndeshje. Unë këtë doja të bëja, jam një njeri që e dua futbollin, kjo më bën të lumtur”.
“Ishte e pamundur të luaja çdo ndeshje, edhe nëse unë ose dikush tjetër ishte lojtar më i mirë, për këtë arsye vendosa që t’i bashkohem një projekti të ri. Kemi bërë shumë mirë te Monako, ishim në vend të fundit me 13 pikë kur erdha unë, ndërsa tani kemi 31 pikë”, përfundoi Fabregas.