Evazion fiskal në Superiore dhe FSHF? Braçe replikon me Ahmetajn

Evazioni fiskal në Shqipëri është ulur këmbëkryq dhe nuk bën përjashtim as bota e futbollit. Së fundmi, në parlament është thirrur në interpelancë ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ka qenë deputeti Erjon Braçe, ai i cili ka kërkuar të dëgjojë fjalën e ministrit mbi ligjshmërinë fiskale të FSHF-së dhe klube shqiptare.

Para zgjedhjeve në FSHF u tha se do të bëhej auditivi dhe Ahmetaj iu përgjigj Braçes, i cili më parë solli shembuj ku lojtarë me emër në botë që janë dënuar për fshehje të të ardhurave, madje Uli Hënes (president i Bajernit të Mynihut) u dënua me dy vite burg dhe pagoi 18 milionë euro.

PËRGJIGJA PËR FEDERATËN – “FSHF dikur ishte një institucion pa zë. FSHF deklaron në organin tatimor tvsh për veprimtaritë e shitjeve, të ardhurat e shpenzimet. Në 2014, 835 milionë lekë, shpenzime 930 milionë lekë. Në 2015, 2.4 milionë lekë dhe ka harxhuar 2.6 milionë lekë. Në 2016 3.92 milionë lekë dhe shpenzime 2.6 milionë lekë”.

KLUBET – “Ka një problematikë me klubet. Ekipi i Skënderbeut, një klub dinjitoz, por Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja, ndërsa ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë në muaj. Në vitin 2014 e me këto listë pagesa këto futbollistë e kanë pasur të vështirë të hanë për të qëndruar në këmbë. Lëre pastaj të luajnë futboll! Futbollistët paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj. Me kaq para, një futbollist nuk ka fuqi të japë spektakël në fushë. Këtu ka nevojë për formalizim.

Pastaj Tirana, Bujar Lubani, trajner, merrte 36 mijë lekë në muaj. Gugash Magani, punonte me zero lekë, nuk merrte pagë, sepse e bënte nga pasioni për futbollin. Klodian Dervishi, trajner, edhe ky me zero para. Ze Maria, merr vetëm 90 mijë lekë. Pastaj kemi Ilion Likën, futbollist i madh, 90 mijë lekë. Rafael Kosa, trajner, 60 mijë lekë. E kuptoni sa larg janë klubet e futbollit nga formalizimi. Astrit Nallbani, paga bruto 1 lek.

Pastaj kemi listëpagesën e Vllaznisë. Armando Cungu, 544 mijë lekë. Për hir të së vërtetës, Vllaznia është më afër formalizimit. Pastaj Partizani, kemi Alban Hoxha, 100 mijë lekë të reja. Ka edhe futbollistë që kanë një reflektim më të afërt me realitetin. Formalizimi është emergjencë. Po të krahasosh vitin 2014, kur futbollistët merrnin pagë 22 mijë lekë, në vitet e fundit kanë filluar të reflektojnë dhe pagat janë afër reales. Sigurisht që ka një avancim në drejtimin e duhur. Besoj që me ligjin e sportit, atë të riun që po kalojmë në vendimmarrje, jam i bindur që situata do bëhet akoma më pozitive”.

REPLIKA E BRAÇES – “Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat personave që paguhet nga FSHF dhe së dyti sa është 10%  që i takon buxhetit nga e drejta televizive që federata ka fituar 10 vitet e fundit.

Që në muajin shkurt, i kam kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë informacion për tatimet që paguhen nga FSHF për çdo të punësuar në 5 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigjeve nuk kam marrë ende, kërkesa ime është germë për germë ligjore. Ca ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat personave dhe shpërblimet. FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës.  Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë, pse.

Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mije dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu që nuk heq dorë nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafenenë dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Ronaldon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online