Espanjoli i përgjigjet Pikesë: Vlerat tona nuk maten me euro

0

Zherard Pike nuk e kurseu ironinë dhe talljet për Realin e Madridit dhe Espanjolin gjatë një interviste të dhënë për një show televiziv në Spanjë. “Trashëgimia ime? Në bankë kam më shumë para sesa ka Espanjoli në buxhetin vjetor. Pra, kam më shumë se 57 milionë euro”, komentonte mbrojtësi i ekipit katalanas.

Një përgjigje e tillë ka sjellë acarimin e tifozëve të Espanjolit, të cilët kanë “pushtuar” rrjetet sociale kundër Pikesë. Sot zhvillohet edhe ndeshja derbi, Barcelona pret Espanjolin në “Camp Nou”, dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar, pavarësisht diferencave mes ekipeve.

Vetë klubi i Espanjolit ka reaguar ndaj komentit të qendërmbrojtësit të Barçës. Shkurt, me klas dhe plot elegancë. Ata mund të kenë më pak para se Pike, por ndihen krenar për atë që përfaqësojnë.

Tifozët tanë. Skuadra jonë që vendos shpirtin në fushë çdo ditë. 119 vitet tona të historisë. Minuta 21 (ka lidhje me Daniel Zhark, ish-kapiteni i Espanjolit i ndarë nga jeta në vitin 2009. Tifozët e kujtojnë çdo ndeshje shtëpiake në minutën që përkon me numrin që mbante lojtari). Respekti për kundërshtarët. Zemra bardheblu. Kjo është trashëgimia jonë dhe vlera e saj nuk matet me euro”, përfundon komunikata e klubit katalanas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.