Erzeni komplikon situatën e Vllaznisë, Bylisi e Besa super

Erzeni hap garën për kreun në grupin A, pasi kanë mundur shkodranët e Vllaznisë me rezultatin e pastër 2-0. Diferenca mes dy skuadrave ka shkuar në 4 pikë dhe shijakasit do mundohen ta ruajnë këtë distanca, pasi me përfundimin e fazës së dytë pikët përgjysmohen. Skuadra e Stojkut e zhbllokoi sfidën shumë shpejt me anë të Xhemalajt, kurse në pjesën e dytë Marku shënoi autogol.

Korabi u ngjit në vendin e tretë, pasi mundi Veleçikun me golat e Skukës, autor i një tregolëshi. Në Shënkoll Besëlidhja mposhti me përmbysje vendasit. Vora e vendit të fundit ka marrë një fitore me vlera kundër Dinamos dhe shpreson të qëndrojë në të Parën.

KATEGORIA E PARË – Java e 15-të
GRUPI A
E shtunë, 2 shkurt 2019
Vora-Dinamo              1-0

Shënues: Ezike 37′
Shënkolli-Besëlidhja  1-2

Shënues: R. Danaj 28′ / Kamara 58′, Soumah 89′
Erzeni-Vllaznia            2-0

Shënues: Xhemalaj 2′, Marku 52′ (aut.)
Korabi-Veleçiku          3-1

Shënues: Skuka 11′, 44′, 57′ / Ujkaj 91′ (pen.)

E mërkurë, 6 shkurt 2019
Iliria-Burreli                14:00

Bylisi në grupin B vijon serinë e rezultateve potivive. Lushnja nuk ia ka dalë të rezistojë përballë ballshiotëve, që me “tris” morën pikët e plota. Kundërpërgjigjet edhe Besa, që 0-3 fitoi në transfertë kundër Elbasanit.

Verdheblutë gjithsesi mbeten të parafundit, pasi edhe Turbina është mundur në shtëpi nga Tomori me shifrat 0-2. Apolonia ka marrë një fitore me vlera dhe ka qenë i riu Mihana ai i cili ka nderuar fierakët me golin e shënuar.

GRUPI B
E shtunë, 2 shkurt 2019

Apolonia-Pogradeci    1-0
Shënues: Mihana 69′
Turbina-Tomori           0-2
Shënues: Sharavolli 2′, Dervishi 70′
Bylis-Lushnja               3-0
Shënues: Shyti 23′, Bytyçi 41′ (pen.), Bajramaj 66′
Elbasani-Besa              0-3
Shënues: Çelhaka 45′, Çekiçi 45+1′, Onuh 81′

E diel, 3 shkurt 2019
Egnatia-Oriku             14:00 (Luhet në Peqin)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online