Erdhi me bujë në janar, Laçi e mbyll me sulmuesin

Laçi nuk ia doli të renditej dot në vendin e tretë në kampionat, por ende ka shanse për kupat e Europës dhe gjithçka varet nga licencimet dhe vendimi i CAS për Skënderbeun. Kurbinasit janë në pritje dhe më pas do të projektohen edhe lëvizjet që do të bëhen në verë.

Pa u mbyllur ende kampionati, të konfirmuara janë disa largime. Ivan Galiç dhe Bojan Najdenov prej kohëhs kanë tërhequr lejekalimin dhe kanë dalë lojtarë të lirë. Prej të dyve pritej shumë gjatë këtij sezoni, por gjërat nuk shkuan mirë. Anësori kroat ishte i pafat, pasi pësoi një dëmtim në Kupë me Naftëtarin dhe në kampionat as që ia doli të luante me bardhezinjtë.

Tanimë me Laçin e mbyll edhe një lojtar tjetër dhe ai është sulmuesi Malik Mane. Senegalezi, i cili la Kazakistanin për Superioren, nuk ia doli dot të shënonte në 13 ndeshje në kampionat me fanellën bardhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online