Ëndrra e madhe e Maradona Jr: Dua ta shoh Diegon si trajner të Napolit!

Diego Maradona është një idhull absolut në qytetin e Napolit. Argjentinasi është krenaria e qytetit dhe në jugun e Italisë mburren me faktin që lojtari më i mirë i historisë së futbollit, sipas tyre dhe shumë të tjerëve, ka mbrojtur ngjyrat e Napolit. Lidhja mes Diegos dhe Napolit është një nga historitë më të bukura të futbollit, një gjë e tillë vazhdon të jetë dhe sot dhe do të jetë përgjithmonë.

Djali i Diegos së famshëm ka folur për “Rai Radio1Sport”, duke zbuluar ëndrrën e tij të madhe. Maradona Zhunior kërkon të shohë babanë e tij një ditë si trajner të Napolit, pavarësisht respektit maksimal për Karlo Ançelotin.

Unë kam një ëndërr të madhe: të shoh babanë tim si trajner të Napolit. Nuk e di nëse do të ndodhë ndonjëherë, por unë ëndërroj ta shoh të ulur në stolin e ‘San Paolos’. Nuk dua të tregoj mungesë respekti për një trajner të madh, i cili ka fituar shumë dhe meriton shumë respekt, përkundrazi, shpresoj që Napoli të fitojë trofe me Ançelotin në pankinë”, përfundon Diego Armando Maradona Jr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online