Ndryshimet e Gatuzos dhe “rilindja” e Milanit

Milani përjetoi një nga javët më të bukura të kohëve të fundit, duke arritur tre fitore rresht në kampionat. Sampdoria, Xhenoa dhe Udineze. Kundër Sampdorias erdhi përmbysja e rezultatit, ndërsa në dy ndeshjet e fundit, fitorja erdhi në minutat shtesë, me të njëjtin protagonist, kapitenin Alesio Romanjoli.

Kuqezinjtë renditen për momentin në vendin e katërt, bashkë me Lacion, ndërkohë që dyshja Inter-Napoli nuk është shumë larg, por vetëm katër pikë më shumë. Objektivi i “Djallit” është rikthimi në Champions dhe kjo gjë duhet arritur medoemos.

Deri para pak ditësh, Xhenaro Gatuzo rrezikonte seriozisht postin e tij, ndërsa sot meriton komplimentet e të gjithëve. Kështu është futbolli, trajnerët kanë fatin e keq, ose të mirë që të varen nga rezultatet dhe këto të fundit po vijnë. Emri i fundit i përfolur për stolin e Milanit është francezi Arsen Venger, por Gatuzo qëndron i fortë, ka besimin e drejtuesve dhe respektin e lojtarëve.

Ekipi numëron pesë pikë më shumë se sezonin e kaluar në këtë fazë të kampionatit. Kuqezinjtë ndodhen për momentin në zonën e Champions-it, ndërkohë që sezonin e kaluar ishin 12 pikë poshtë vendit të katërt në këtë pikë të sezonit.

Trajneri kuqezinjve ka bërë 3 ndryshime të rëndësishme në ekip: skema, lojtarët dhe mentaliteti i ekipit. Ky Milan luan bukur, ka dëshirë të madhe për të fituar, zotëron grintën e trajnerit dhe po rritet nga dita në ditë.

Gatuzo ka ditur të menaxhojë mirë situatën, duke llogaritur dhe dëmtimet e shumta të Milanit në këtë periudhë. Dy ndeshjet e ardhshme janë deçizive, të enjten transferta spanjolle me Betisin me synimin për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit më tej në Europa League, ndërsa në fundjavë vjen Juventusi në “San Siro”. Një sfidë e madhe, që do të tregojë dhe forcën e vërtetë dhe limitet e këtij Milani.

Në klub është rikthyer entuziazmi dhe Gatuzo me djemtë e tij do të tentojnë fitoren kundër bardhezinjve, tepër e nevojshme për renditjen e Milanit, por dhe moralin e ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online