Italia është rikthyer të luajë futboll, të mos pësojë gol dhe të fitojë. Djemtë e Roberto Mançinit fituan pastër kundër Greqisë në Athinë me rezultatin 0-3. Tre golat u shënuan brenda dhjetë minutash dhe mbajnë firmat e Barelës, Insinjes dhe Bonuçit.
Kjo fitore e ngjit kombëtaren axurre në kuotën e 9 pikëve pas tre ndeshjes, ndërsa të martën do të presë Bosnje Hercegovinën, në një duel të zjarrtë që duhet fituar me çdo mënyrë.
“Gjëja më e rëndësishme është fakti që po përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. U treguam të aftë që nga minuta e parë dhe e drejtuam ndeshjen aty ku donim ne. Duhet të sulmonim më shumë në pjesën e dytë, por e menaxhuam më shumë se ç’duhet situatën. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Nuk pësojmë gol prej gjashtë ndeshjes dhe kjo po ndodh edhe falë presingut të bërë lart”, thekson Roberto Mançini.