Eliminimi nga Champions, te Barça nisin spastrimet

Sipas RAC-1, bordi i Barcelonës është i acaruar me paraqitjen e Ivan Rakitiç në takimin gjysmëfinal përballë Liverpulit dhe kanë dhënë urdhër të prerë që kroati të dalë në listën e transferimëve. Ky lajm ka habitur shumë tifozë të Barcelonës, pasi Rakitiç ka qenë një nga lojtarët më punëtorë dhe më besnikë të Barcelonës në vitet e fundit.

Tashmë, klubi katalanas e ka një alibi për ta lënë të lirë mesfushorin, që u përfol dhe në janar për një kalim të tij të PSG. Sipas mediave iberike, Rakitiç nuk e ka menduar për asnjë moment largimin nga Barcelona, por bordi po e shtyn larg “Camp Nou”.

Skuadrat që interesohen për mesfushorin kroat nuk mungojnë, me PSG-në që ka shfaqur interes të madh për shërbimet e tij në dy sezonet e fundit. Mesa duket, Rakitiç dhe Barcelona do të ndahen në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online