Takimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Mbretit midis Barcelonës dhe Realit u mbyll në barazim 1 – 1. Benzema dhe Malkom ishin autorët e golave për këtë takim, që u luftua përgjatë 90 minutave.
Dy “gjigantët” spanjollë do të përballen sërish më datë 27 shkurt, kësaj radhe në “Santiago Bernabeu” për të përcaktuar ekipin finalist të këtij turneu.
Përgjatë të gjithë 90 minutave ndeshja ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë. Ndër lojtarët më të mirë në fushë ishte portieri i Realit, Keilor Navas, i cili po e tregon ndeshje pas ndeshje, që nuk e meriton të mos i jepet një shans për formacionin titullar edhe në kampionat, ku Solari i beson verbërisht belgut Tibo Kurtua.
Lionel Mesi u fut si rezervë në këtë takim, por në 30 minuta në fushë “pleshti” nuk arriti të bënte diferencë siç ka bërë shpeshherë në përballjet me rivalët madrilenë.
EPISODET
57 – Një kundërsulm perfekt i Barcelonës është finalizuar siç duhet nga braziliani Malkom, i cili ndeshjen e sotmë, si rrallëherë po luan nga minuta e parë, pasi ylli i skuadrës Lionel Mesi është lënë në stol për shkak se vjen nga një dëmtim.
Zhordi Alba nuk mundi të finalizonte në një situatë një kundër një ndaj Keilor Navas, ndërsa goditja e mëpasshme e Luis Suarez u spastrua në vijën fatale nga Serxho Ramos, por në ndryshim nga dy kolegët e tjerë Malkom nuk gaboi me të majtën e tij.
45′ Mbyllet pjesa e parë në “Camp Nou”
6’ Goooool Reali! Benzema bën gjithçka mirë nga krahu i djathtë, pason në qendër dhe Lukas Vazkes kalon “Los Blancos” në avantazh.
1’ Fillon takimi, Reali i Madridit e nis në sulm