Reali i Madridit dhe Barcelona e kanë traditë që të kenë në “gjirin” e tyre lojtarët më të mirë në qarkullim dhe një prej tyre është Virxhil Van Dijk. Mbrojtësi holandez është padyshim një prej tre mbrojtësve më të fortë në botë.
Ky fakt, ka sjellë interesimin e dy “gjigantëve” spanjoll, që kanë hyrë në garë për të marrë yllin e Liverpulit. Skuadra angleze nuk është aspak e gatshme për të shitur një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Eksperiencat aspak të mira me Luis Suarez dhe Kutinjo i kanë dhënë një mësim të mirë “The Reds”, të cilët duan blindojnë holandezin me një kontratë të re për t’i paraprirë “joshjes” së Barçës dhe Real Madridit.
Në verë Van Dijk pritet të kërkohet me ngulm duke parë që po shfaq vetëm paraqitje të jashtëzakonshme. Holandezi është i pakalueshëm nëpër duele dhe kujtojmë se, që nga janari nuk ka humbur asnjë duel në ajër.