Luftëtari bën surprizën e madhe, gjunjëzohet Partizani (VIDEO)

Luftëtari e ka befasuar Partizanin në fund, pasi me përmbysje e fitoi 1-2 çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Telushi shënoi një gol mjaft të bukur në pjesën e parë, por bluzinjtë  nuk u dorëzuan dhe fillimisht barazuan me Filin. Në fund ishte Rustem Hoxha ai që shënoi edhe golin e dytë. Dominimi i Partizanit ishte i pavlefshëm dhe kualifikimi në gjysmëfinale me këtë rezultatet sigurisht që vështirësohet shumë.

NDESHJA – Partizani u pa më kërkues në fillim, ndërkohë që edhe vetë Luftëtari u pa i tërhequr disi dhe i la terren të kuqve. Gjirokastritët mendojnë për kampionatin dhe trajneri Julian Ahmataj kishte lënë edhe disa lojtarë në stol. Fili ishte “arma” e bluzinjve. Në fraksionin e parë nuk mundi të bënte dot diçka fieraku.

Të kuqtë mund të shënonin me Hebajn pas një gabimi të Koconis, por Rustem Hoxha u bë shpëtimtar për skuadrën e tij. Shkodrani mund ta zgjidhte edhe më mirë situatën e krijuar. Goli i parë i takimit erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë, teksa Telushi me një goditje nga jashtë zone shmangu portierin Edvan Bakaj. Me golin e vlonjatit në fuqi u mbyll fraksioni i parë i lojës.

Pjesa e dytë nisi me zëvendësim, teksa Duka zuri vendin e Rexhepit. Luftëtari ishte i rrezikshëm përmes kundërsulmeve, por goli erdhi pas një goditjeje standarde. Fili, pas një pasimi të Hoxhës me kokë, shënoi dhe vendosi barspeshën.

Skuadra e Gegës u përpoq të rigjente avantazhin dhe mund t’ia dilte me Asanin dhe Çinarin, por pa sukses. Kur mendohej se po shkonte gjithçka në barazim, ishte Rustem Hoxha që në fund mposhti portierin e Partizanit dhe i dha fitoren Luftëtarit.

KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE
E martë, më 12 mars, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
PARTIZANI-LUFTËTARI 1-2
Shënues:
Telushi 42′ / Fili 54′, Hoxha 90′

EPISODET

90′ GOOOOL – Rustem Hoxha shënon për Luftëtarin. Një minutë më parë Belica ndali një top nga vija fatale, pasi Dunga kaloi portierin Hoxha

84′ – Açka tregohet egoist dhe kërkon portën, mbi tra topi i gjuajtur prej tij. Rapo ishte shumë pranë dhe nëse shërbehej për të mund të vinte edhe goli i dytë.

81′ – Bakaj shpëton Luftëtarin, Asani me kokë u ndal nga portieri kryeqytetas. Dy lojtarët edhe u përplasën mes tyre.

76′ – Telushi pason pas shpinës së mbrojtjes së Luftëtarit, Çinari me një lëvizje të bukur rrezikon shumë. Gjuajtja me thembër shkon jashtë kuadratit.

64′ – Jasir Asani provon me një diagonale brenda zonës, por i pasaktë sulmuesi në tentativën e tij.

54′ GOOOL – Barazon Luftëtari me anë të Filit. Një goditje dënimi për bluzinjtë, skemë e tyre. Rustem Hoxha me kokë ul topin për Filin, i cili realizon.

47′ – Rustem Hoxha bëhet shpëtimtar, teksa ndalon një top që po shkonte drejt portës. Aksion i rrezikshëm i Partizanit.

42′ GOOOOL – Bruno Telushi, me një goditje në hyrje të zonës mposhti portierin Bakaj.,. Topi shkon në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

37′ – Goditje dënimi për Partizanin, Asani provon nga një distancë e largët. Sulmuesi anësor e dërgon topin mbi tra. Asnjë rrezik për portierin Edvan Bakaj.

30′ – Rexhepi gabon dhe Açka merr topin dhe shërben për Ymerajn. KY i fundi ia kthen shokut të skuadrës, por ai nuk e merr mirë pranë portierit Hoxha. Ky i fundit kontrollon topin.

24′ – Fili merr një top brenda zonës, fieraku godet fort dhe ndalet nga mbrojtësi Belica. Madje ky i fundit mbetet i shtrirë.

16′ – Koconis gabon dhe Mala përfiton e nis Hebajn. Sulmuesi shmang portierin Bakaj dhe më pas gjuan drejt portës. Në shtyllën e parë e ndali mbrojtësi Hoxha.

14′ – Trashi provon me të majtën, topi i gjuajtur prej tij shkon pak mbi traun e portës.

9′ – Partizani rikuperon topin në mesfushë dhe përparon, Bardhi pason për Jasir Asanin. Ky i fundit heziton në fillim dhe në momentin e goditjes pengohet nga Rustem Hoxha.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Mensah 74′), Rexhepi (Duka 46′), Belica, Trashi, Atanda, Telushi. Asani, Bardhi, Mala, Hebaj (Çinari 59′). Trajner: Skënder Gega

Luftëtari: Bakaj, Açka, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Neziri (Dunga 72′), Ymeraj, Demo, Fili, Hanti. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë:
Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Alfred Shkreta, Andi Koçi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Pajtim Aliko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online