Eksperienca jetike për Milanin, projektohet rikthimi i bujshëm

Së shpejti pritet zyrtarizimi i Paolo Maldinit në rolin e drejtorit teknik dhe i Marko Xhampaolos në pankinën kuqezi. Fakti që Milani nuk do të marrë pjesë në Champions Ligë ndikon për keq, por kuqezinjtë do të tentojnë të rikthehen sa më shpejt.

Ekipi bazën e ka, madje shumica janë lojtarë të rinj në moshë. Freskia fizike, dëshira për të treguar se sa vlejnë dhe uria e lojtarëve kanë ndikimin e vet, por në ekip duhet dhe pak eksperiencë.

Një cilësi e tillë të sjell qetësi dhe e ke më të lehtë për t’u ringritur kur gjërat shkojnë keq. Në funksion të kësaj logjike, Milani po tenton një goditje të madhe. Bëhet fjalë për një rikthim, që do të rriste entuziazmin e tifozëve.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e “Djallit” dëshirojnë rikthimin e Tiago Silvës në San Siro. Braziliani luajti për tre gjysmë me Milanin dhe më pas u largua drejt PSG-së në vitin 2012.

34-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me Milanin, ndërsa për tifozët është një idhull. Kontrata me kampionët e Francës përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. Nëse PSG përforcon repartin defensiv me De Ligt ose ndonjë lojtar tjetër, do të thjeshtësohej rikthimi i brazilianit në Serie A.

Milani ka hedhur hapin e parë, Tiago Silva po mendohet, ndërsa tifozët shpresojnë që rikthimi të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online