Janë të shumtë lojtarët të cilëve u mbarojnë kontratat te Luftëtari. Albano Aleksi e ka mbyllur me gjirokstritët, ashtu si portieri Shkëlzen Ruçi. Në Gjirokastër po synojnë të bindin brazilian Xhekson, por shanset janë të pakta mbrojtësi bluzi të vijojë të mbrojë ngjyrat bluzi.
Kapitenit Behar Ramadani gjithashtu i përfundon kontrata sot dhe mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën. Nëse për ndonjë ka pikëpyetje, për Rustem Hoxhën jo. Mbrojtësi durrsak, i cili në verë iu bashkua Luftëtarit, ka dalë lojtar i lirë.
Përmes një postimi në Instagram ai ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e Luftëtarit sezonin e ardhshëm. Ai falënderon lojtarët për atë që kaloi në Gjirokastër, ku ka luajtur 24 ndeshje si titullar në kampionat dhe në Kupë kundër Partizanit asistoi dhe shënoi. Një ndihmë e madhe për të shkuar deri në gjysmëfinale të Kupës.